Policia e Kosovës njofton se si pasoj e barrikadave të vendosura në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare në Bërnjak, për shkak të sigurisë është mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe ajo pikë.
Më herët është mbyllur për qarkullim edhe rruga për në Pikën Kufitare në Jarinjë.
“Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim
Kujtojmë së grupe të panjohura në orët e pasdites kanë vendosur barrikada në disa rrugë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...