Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur nga banorët e komunës Tërthore në Kukës, të cilët ankohen për mungesën e mbikalimeve, nënkalimeve dhe rrugëve lidhëse me Rrugën e Kombit.
Për të adresuar shqetësimet e kësaj komune, siç transmeton TCh, Autoriteti ka bërë një ndryshim të madh në projektin e ndërtimit të kalimeve dhe nënkalimeve në pjesën e rrugës Kukës-Morinë, që parashikon ndërhyrje në lidhjen e këtij komuniteti me rrugën, duke rehabilituar rrugën lidhëse të fshatit dhe hyrje-daljen e këtij komuniteti në autostradë sipas standardeve.
Ky projekt është në fazë zbatimi nga kompania që bën ndërtimin e urave. Projekti është diskutuar edhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës dhe prefektin e Kukësit.
Ndërkohë, mbyllja e trafikndarëseve ka qenë tepër e nevojshme sepse rrit sigurinë rrugore dhe redukton aksidentet, të cilat kanë qenë të larta nga mbajtja hapur e këtyre ndarjeve të barrierave mbrojtëse.
Ky komunitet mund të komunikojë dhe aktualisht ndërmjet pjesës së poshtme të urës që po ndërtohet.
Ndërkohë, në lidhje me vendosjen e taksimit në rrugë, banorët e komunës Tërthore, sipas Autoritetit, nuk duhet të shqetësohen sepse taksa do të vendoset para tunelit të Thirrës dhe nuk do të taksohen banorët për të lëvizur mes komunave apo edhe me qytetin e Kukësit, por edhe me Morinën e Kosovën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...