Këtë të dielë, kalimi në pikën e koncesionarit në Rrugën e Kombit kryhet normalisht dhe pa pagesë, ndryshe nga një ditë më parë kur qarkullimi u paralizua për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë.
Ndërtesa e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit i ngjason një godine të bombarduar. Pranë sporteleve të shkrumbuara nga zjarri qëndron vetëm një patrullë e Policisë Rrugore, ndonëse për shkak të motit të rënduar me reshje të dendura shiu nuk ka ndonjë fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve në rrugë, raporton Top Channel.
Gjithashtu, deri mesditën e së dielës nuk kishte nisur asnjë punë për të riparuar dëmet. Gjithçka ishte lënë ashtu siç mbeti pasi protestuesit e pushtuan. Një ditë më parë, në këtë vend ndodhi një përleshje e ashpër e protestuesve me policinë. Pas tërheqjes së uniformave blu, protestuesit shkatërruan impiantin dhe i vunë edhe zjarrin.
Mëngjesin e kësaj të diele nuk ka më protestues dhe forca polici, por as punonjës të kompanisë koncesionare.
Kalimi pa pagesë i automjeteve kryhet në vetëm dy sportele, pasi në dy të tjerat qarkullimi pengohet nga mbetjet në rrugë. Xhama, copa metali dhe kioskat e shkatërruara janë ende në rrugë dhe pengojnë mjetet.
Qytetarët e Kukësit, që protestuan ditën e shtunë, gjatë negociatave me policinë paralajmëruan se, nëse trarët e pagesës do të ngrihen sërish, ata do të kthehen për t’i shkatërruar./top channel/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00