D.G po kalonte rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, mbrëmjen e së hënës së kaluar kur iu vodh telefoni nga xhepi.
“Ishte mbrëmje ashtu ora 18 kur duke kaluar në rrugën “Xhorxh Bush” po shoh se xhepi në të cilin e kisha të vendosur telefonin u bë më i lehtë, mirëpo asgjë nuk vërejta. E di që dikush e mori telefonin tim por kush ishte nuk e pashë”, tregon D.G për gazetën inFokus.
Raste si ky i vjedhjeve të gjësendeve të vlefshme nuk janë të pakta në Kosovë.
Sidomos në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilën duket se hajnat e kanë bërë pikë të tyre të biznesit.
Sipas Policisë së Kosovës në këtë lokacion vetëm nga janari i këtij viti janë paraqitur 5 raste të vjedhjeve, ku dy janë vjedhje të telefonit, dhe 3 janë vjedhje të kuletës.
Mirëpo sipas disa burimeve të gazetës inFokus, numri i vjedhjeve në këtë lokacion është shumë më i madhe se sa janë të paraqitura nga të dhënat e policisë.
Numri i vjedhjeve të gjërave të vlefshme shkon mbi 90 shkruan, gazeta inFokus.
Sipas Policisë së Kosovës që nga janari i këtij viti e deri më tani në Kosovë janë paraqitur 93 raste të vjedhjeve.
“Në kuadër të këtyre vjedhjeve përfshihen vjedhjeje të telefonit, vjedhje e çantës se krahut,vjedhje e kuletës, vjedhje e biçikletës, vjedhje nga vetura etj”, kanë thënë zyrtarët e PK-së për gazetë inFokus.
Për ti evituar këto raste zyrtarët e policisë së Kosovë kanë thënë për gazetën inFokus së kanë marrë disa masa.
“Stacioni policor Qendra vazhdimisht është duke u përpjekur për të ndërmarr veprime policore, patrullime këmbë me zyrtar policor në rroba civile dhe plane operative konkrete për parandalimin e tyre” thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës.
“Liria ka Emër” pritet nga Haxhiu: Marrin mbësht...
Mbërrijnë në Hagë vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi
Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...