Rruga që lidhë tri fshatra në komunën e Kamënicës, ka mbetur e pashtruar.
Për këtë janë ankuar banorët e zonës, të cilët duke hasur në neglizhencë të komunës, i janë drejtuar redaksisë së “Indeksonline”.
Sipas banorëve, rruga është 13 kilometra dhe lidh fshatin Shipashnicë – Desivojcë – Tërstenë.
Në ankesën e drejtuar nga banorët, sqarohet se në fshatin Tërstenë jetojnë 13 familje, fëmijët e të cilëve duhet të udhëtojnë nëpër këtë rrugë për të shkuar në shkollën e fshatit.
Sipas banorëve, rruga ka rëndësi të madhe për shkak se është tejet e qarkulluar./Indeksonline/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...