Rrotullohet vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

12:35 | 13 Janar 2021

Një veturë është aksidentuar në aksion rrugor Prishtinë-Gjilan.

Në pamje shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për arrbesh me çrast tregon se janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut” ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara