Një person ka vdekur në Gjilan pasi ishte pjesë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur dje, i ndjeri ishte pasagjer.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se shoferi derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur.
Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari, drejtuesi i traktori, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...