Asnjë i vdekur dhe mbi 3 mijë raste të reja të infektimit janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, shkruan arbresh.info.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247”, njofton MSH.
Sipas njoftimit sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247 , ndërsa numri total i rasteve aktive është 15.247./arbresh.info/
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedh...