Është shënuar rritje e madhe e numrit të pacientëve në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme krahasuar me numrin e tyre në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit.
“Sot në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bëhet e ditur se janë 757 pacientë shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ndërsa më 31 korrik ishin 89 pacientë dhe më 1 gusht, 102”, njofton SHSKUK./arbresh.info/
Raporti i ShSKUK:
757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 653 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 610 me oksigjeno-terapi, 26 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi
Klinika Infektive, 118 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
Klinika Infektive 3 (Interno), 2 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 79 pacientë
Spitali i Gjakovës, 108 pacientë
Spitali i Pejës, 114 pacientë
Spitali i Gjilanit, 92 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...