Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur të premten në mënyrë elektronike solli mes tjerash vendimin për rritjen e pensioneve me 20 për qind.
Kurti në një postim në ‘Facebook’ ka shkruar se rritja e pensioneve fillon nga ky muaj.
“Mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme: Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet: Pensioni bazik i moshës; Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV”, ka shkruar ai.
Po ashtu ai ka shkruar se rriten edhe pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II; Pensioni familjar; Pensioni invalidor i punës dhe Pensioni i parakohshëm për Trepçën.
Në këtë mbledhej qeveria ka bërë ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës dhe ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër