Ish ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes së faturës së tatimit në pronë.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë formë po rriten edhe problemet e qytetarëve
“Krejt padrejtë po rriten problemet e qytetarëve. Krejt padrejtë po goditet mirëqenia e qytetarëve. Krejt padrejtë e pandalshëm po u rëndohet jeta qytetarëve në të gjitha fushat”, ka shkruar ai.
Sipas Zemajt, një vendim i tillë tregon paaftësinë dhe keqqeverisjen aktuale, sipas tij e cila lëndon qytetarët në një kohë të inflacionit rekord dhe në këtë formë kontribuon në thellimin e varfërisë në Kosovë. /arbresh.info/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati