Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar rreth rritjes së çmimit të faturës në pronë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka shkruar se Qeveritarët e nisin vitin mbarë.
“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?! 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara, ka shkruar deputeti i LDk-së.
Tutje Hoti shkruan se ligji kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave
“Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, shkruan ai.
Kujtojmë se për këtë ka pasur edhe reagime nga deputetët e tjerë nga paritia e LDK-së. /arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...