Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore të publikuara së fundi nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti papunësia është rritur për 2.9 për qind krahasuar me shkallën e papunësisë, që është regjistruar nga kjo agjenci në vitin e kaluar.
Shkalla e papunësisë për tremujorin e tretë të këtij viti është 30.2 për qind. Për tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka qenë në një shkallë prej 30.6 përqindësh, ndërkohë që në tremujorin e parë 30.5 për qind.
Mesatarja për këta nëntë muaj është 30.4 për qind ose 2.9 për qind më e lartë sesa në vitin 2016, kur shkalla e papunësisë ka qenë 27.5 për qind.
Papunësia më e theksuar në tremujorin e tretë të këtij viti është tek femrat me 38 për qind, krahasuar me meshkujt ku kjo shifër shënon vlerën 27.8 për qind. Ndërkohë që shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24-vjeçare me 53.3 për qind..
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...