Klinika e Onkologjisë deri tani, sipas pacientëve, ka ofruar shërbime të mira për ta, sa i përket kujdesit mjekësor por edhe furnizimit me barnat e nevojshme për sëmundjet kancerogjene, shumica e të cilave kanë çmim të lartë.
Mirëpo sipas të dhënave të SHSKUK-së, këtë vit është rritur numri i këtyre sëmundjeve në vendin tonë për 30%, e kjo sipas drejtorit të SHKUK-së, Curr Gjocaj, tregon që edhe nevojat janë rritur për 30%, për shërbime meritore.
Gjocaj shprehet i shqetësuar sa i përket buxhetit të SHSKUK-së, duke thënë se vetëm për barna të listës esenciale duhen 30 milionë euro, ndërkohë që buxheti aktual është 15 milionë euro, gjë që pamundëson rritjen e cilësisë dhe shërbimeve të nevojshme, raporton rtk.
Gjocaj ka bërë të ditur se vetëm blerja e disa citostatikëve kushton 4.5 milionë euro, duke shtuar se ka edhe shumë terapi të tjera, sigurimi i të cilave merr një pjesë të madhe të buxhetit të SHSKUK-së.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...