Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Ismajli tha se kemi një rritje të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, duke shtuar se kjo dëshmon që virusi është prezent në mesin tonë.
“Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja pozitive dhe kjo dëshmon se virusi është ne mesin tonë. Andaj, apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës”, ka thënë Ismajli.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 12479 mostra, 3773 kanë rezultuar pozitivë, 3464 janë shëruar, 111 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 200 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 28 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat.
Ndryshe, në këtë takim u bë e ditur se është shqetësues fenomeni i ditëve të fundit i ndezjes së maleve në Gjilan, derisa janë apeluar qytetarët që të mos vazhdojnë me këso akte të shëmtuara, përndryshe në momentin që identifikohen do të ballafaqohen me organet e drejtësisë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...