Përkundër mungesës së një sistemi të përshtatshëm dhe aktiv të informimit shëndetësor që do të mundësonte paraqitjen e shifrave konkrete të të prekurve nga gripet sezonale, Sami Uka, kryeshef i Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë konfirmon shtimin e numrit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në ditët e fundit.
“Numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë për shkak të virozave sezonale është rritur dhe ka tendencë rritjeje të mëtutjeshme. Kjo rritje vërehet kryesisht në mesin e moshave të reja (fëmijëve) dhe atyre të shtyra (të moshuarve), mosha këto që rëndohen edhe më tepër nga cilësia shumë e keqe e ajrit që po thithim ditëve të fundit” tha Uka.
Uka thotë se shpërndarja e virozave mund të parandalohet përmes faktorëve higjienik siç janë pajisjet sanitare efikase, hedhja efektive e mbeturinave, uji i pastër dhe pastërtia personale.
“Për moshat e shtyra dhe personat me sëmundje kronike, por edhe të tjerët preferohet marrja e vaksinës kundër gripit sezonal. Gjithashtu, pastrimi i rregullt i duarve, shmangia e fërkimit të syve apo ‘eksplorimit’ të hundëve, gjumi i mjaftueshëm, konsumimi i bollshëm i lëngjeve, shmangia e kontaktit me personat me grip, mbulimi i gojës gjatë kollitjes dhe teshtitjes janë vetëm disa nga masat që mund dhe duhet t’i ndërmarrë secili individ në kushte shtëpie por edhe jashtë mureve të shtëpisë”, thotë ai.
Sipas doktor Ukës mungesa e reshjeve të borës në disa raste mund të ndikoj pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të popullatës.
“Është e padiskutueshme se të ftohtit nuk shkakton sëmundje, megjithëse moti apo faktorët tjerë mund të dobësojnë aftësinë tuaj për të luftuar sëmundjen. Prandaj, nuk mund të jepet një përgjigje e prerë nëse reshjet e borës mund të ulin ose jo numrin e pacientëve me viroza, përkundër një bindje të tillë gjerësisht të përhapur”, tha ai.
Nga ana tjetër zyrtarë të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik thonë se deri më tash ka viroza por jo paraqitje të gripit në popullatë.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...