Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të ndërhyrjeve kirurgjike në vena, krahasuar me vitet e kaluara, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë kryer gjithsej 244 operacione të tilla, duke tejkaluar kështu numrin e operacioneve të kryera gjatë gjithë vitit 2023, kur ishin realizuar 225 ndërhyrje.
Sipas njoftimit, kjo rritje i atribuohet ritmit të lartë të punës, menaxhimit efikas dhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.
“Gjatë tërë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena. Bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram