Gjatë vitit 2025 është shënuar rritje e numrit të lindjeve në Shërbimin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë realizuar 1 mijë e 716 lindje, me gjithsej 1 mijë e 744 foshnja të porsalindura, që përbën një rritje prej 118 lindjesh më shumë krahasuar me vitin 2024.
Gjatë këtij viti, mjekët gjinekologë kanë kryer edhe 5 mijë e 185 vizita mjekësore ambulantore për paciente të shërbimit.
“Është rritur numri i lindjeve gjatë vitit 2025, duke ndikuar në rritjen e performancës në Shërbimin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Në vitin 2025 u kryen gjithsej 1716 lindje, me 1744 foshnja të porsalindur, që paraqet numër për 118, më shumë, krahasuar me vitin 2024. Mjekët gjinekologë gjatë vitit 2025, kanë kryer edhe 5185 vizita mjekësore ambulantore tek pacientet”.
“Rritja e numrit të lindjeve është shënuar falë punës me përkushtimit nga stafi, besimit të pacientëve, si dhe përmirësimit të shërbimeve mjekësore. Pas këtij suksesi qëndron puna e palodhshme e gjinekologëve, neonatologëve, mamive, infermierëve dhe gjithë ekipit që 24 orë në ditë, me dije dhe humanitet, kujdesen për nënat dhe foshnjat e porsalindura. Një falënderim i posaçëm për stafin tonë të cilët, përveç profesionalizmit, ofrojnë edhe ngrohtësi, qetësi në momentet më të ndjeshme dhe të gëzueshme të jetës së një gruaje”. thuhet në njoftim./Arbresh.info




Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë