Rritet numri i lindjeve me prerje cezariane

09:32 | 9 Gusht 2017

Trendi i lindjeve me prerje cezariane është rritur në të gjitha vendet e botës. Memli Morina-gjinekolog-obstetër, tha se 90 për qind e lindjeve janë procese normale.

“Përqindja e lindjeve sot në botë, është në rritje. Lindja i ka fazat e veta dhe lindja është proces që zgjat me orë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij rritja e lindjeve me prerje cezariane, është trendës rritje në Evropë dhe Amerikë. “Në kohën më të madhe ne e kalojmë me konsulta. Fokusi ynë është tek lindja vaginale”, tha ai. Morina vlerësoi se lindja me operacion është për të zgjidhur një problem. Sipas tij ka rrethana që dihet se lindja do të jetë me operacion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara