15.8 për qind e italianëve përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Zvicër. Gjermania pason me 15.3 për qind dhe me 13.5 për qind vjen Portugalia, ndërsa Franca me 6 për qind e me 5.4 për qind Kosova.
Në Zvicër ëshë regjistruar vitin e kaluar një shtesë prej 10.208 kosovarëve, që shënon rritjen më të madhe pas portugezëve dhe italianëve, bëhet e ditur në statistikat e migracionit “Statistik Zuwanderung”, që i ka bërë publike Sekretariati për Migracion, transmeton albinfo.ch.
Sipas zëdhënësit të SEM, Martin Reichlin, kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që qytetarët nga Kosova në Zvicër, që nga pavarësia e Kosovës janë riregjistruar me shtetësinë kosovare.
Sipas SEM, në anën tjetër ka ulje të nacionalitetit serb në Zvicër.
Shumica e të huajve jetojnë në Kantonin e Cyrihut, pastaj vjen Vaudi, Gjeneva dhe Aargau.
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...