Interesimi i qytetarëve të RMV-së për vaksinim kundër coronavirusit rritet vazhimisht.
Deri dje 400.284 qytetarë kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar, duke aplikuar në platformën vakcinacija.mk. Ndërsa 220.733 qytetarë e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje njoftoi se kanë arritur edhe 10.530 doza të vaksinës nga prodhuesi “Pfizer”, prej të cilave 5.850 janë nga negociatat e drejtpërdrejta e prodhuesin, ndërsa 4.680 nga BE-ja, që janë siguruar nëpërmjet marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit “Team Europe”.
Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.
Ndryshe, ditëve të fundit numri i të infektuarve të rinj me COVID-19 ka shënuar ulje të madhe. Me këtë është ulur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar edhe rasteve aktive.
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...