Është rritur çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, pavarësisht premtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për uljen e çmimit të rrymës.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kosovarët në muajin prill kanë paguar 2.5 përqind më shtrenjtë rrymën se sa në muajin mars.
ASK tregon se ngritje kanë pësuar edhe disa artikuj të tjerë përveç rrymës, e të cilët janë të domosdoshëm për kosovarët. Bëhet fjalë për pemët, ujin, pijet joalkoolike e të tjera.
“Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK”, thuhet në indeksin e ASK-së.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...