Pensionet në Shqipëri kanë pësuar rritje në masën 1.6%, indeksimi është përllogaritur nga Qeveria mbi bazën e çmimeve të shportës të mallrave. Në dy vitet, kjo është rritja me e madhe e pensionistëve pasi në 2015 pensionet u rritën me 1.3%.
Qeveria miratoi rritjen e pensioneve për 600. 000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Pensionet për këtë vit rriten me 1.6% dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi tha se rritja është përllogaritur mbi bazën e çmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët.
Më herët, ministri Klosi, prezantoi 12 projektet e përzgjedhura të të rinjve për të krijuar sipërmarrje sociale, që do të thotë bashkëpunim midis ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe organizatave të ndryshme për të mbledhur fonde dhe për të krijuar sipërmarrje; që ka për qëllim ofrimin e kujdesit ndaj personave në nevojë.
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...