Rriten çmimet e derivateve

09:45 | 10 Korrik 2026
E H

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, nga ora 10:00.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës është 1.47 euro litri, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur ishte 1.44 euro litri.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është 1.37 euro litri, ndërsa i gazit 0.61 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale