Në orët e pasdites së djeshme, në Prishtinë, policia ka arrestuar një person mashkull të dyshuar për dhunë sistematike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.
Sipas Policisë, viktima femër, shqiptare e Kosovës, ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj), “vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikike duke i shkaktuar edhe lëndime trupore” për çka, sipas Policisë, “viktima posedonte edhe raporte mjekësore”.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull K/Shqiptar vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikike duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Viktima posedonte edhe raporte mjekësore. Sipas viktimës, i dyshuari i ka keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre duke i rrahur dhe mbyllur në dhomë. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton PK.
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...
PDK nesër mban konferencë për media
Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet ...