Raportohet se dje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar pasi qe të njëjtit pas një mosmarrëveshje te një tejkalimi ku vetura e tyre me veturën e dy viktimave janë goditur me pasqyre.
Njëri nga te dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimave me ç’ rast njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit , ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas janë liruar për në shtëpi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy arme njëra e cal 7.65 mm me mbishkrimin “Girsan” dhe tjetra ,, Ekol Tuna’’ e cal. 8 mm.
Me urdhër te prokurorit tre të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...
Haziri: Abdixhiku e ka dhënë aktin e dorëheqjes