Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të bëjë prezantimin e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS), që kanë rezultuar në publikimin e një raporti të ri, të titulluar Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë.
Gjatë këtij lansimi, RrGK do të prezantojë të gjeturat kyçe dhe rekomandimet e arritura nga analiza, si dhe mirëpret diskutim sa i përket të gjeturave.
Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u zotua të zbatojë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, në pajtueshmëri me obligimet ligjore të caktuara në Ligjin për Barazi Gjinore dhe kërkesat e bëra nga Ministria e Financave në qarkoret e fundit buxhetore.
Që atëherë, zyrtarët e MDIS-së kanë marrë përkrahje nga RrGK sa i përket kryerjes së analizës gjinore të programeve dhe shpenzimeve të mëparshme dhe të tashme. Kryerja e kësaj analize gjinore ishte esenciale për tu siguruar që janë dhënë të dhëna të mjaftueshme në planifikimin buxhetor për vitin 2018 dhe më tej.
Kjo iniciativë u bë e mundur falë mbështetjes së Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...