Rrëzohet shtylla e rrjetit elektrik në këtë pjesë të Kosovës

08:57 | 7 Korrik 2018
M. A.

Një shtyllë e rrjetit elektrik është rrëzuar në fshatin Bresje në Fushë Kosovë, si pasojë e erërave të forta.

Siç raporton një emision televiziv duke u bazuar në deklaratën e dërguesit të fotove, shtylla ka rënë mbi objektin ndihmës të një shtëpie dhe fatmirësisht asnjëri nga banorët nuk ka pësuar nga ky aksident.

Kujtojmë gjatë ditës së enjte, ka pasur erëra të forta edhe në Prishtinë, ku është rrëzuar edhe një tendë.