VV thotë se është e gatshme të rrëzojë qeverinë, në LDK theksojnë se duhet siguri, AAK nuk po ndjehet e rrezikuar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që gjeti të si kundër kushtetues delegacionin shtetëror, ka sjellë në vëmendje edhe një herë mocionin për rrëzim të qeverisë.
Kështu, Lëvizja Vetëvendosje thonë se mocioni duhet nisur menjëherë.
Madje, sipas Glauk Konjufcës, sa për Lëvizjen Vetëvendosje që sot mocioni i mosbesimit do të hidhej votim.
Konjufca madje thotë se në Kuvend janë përmbi 63 deputetë të gatshëm të votojnë rrëzimin e qeverisë.
Por, njëjtë nuk mendojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në këtë subjekt thonë se do t’i drejtohen Kuvendit në momentin kur janë të sigurt se i kanë 61 vota, raporton T7
E deputeti nga radhët e pushtetit, Milaim Zeka, tregon se ka ofruar votën e tij për ta dërguar në shtëpi koalicionin PAN, pjesë e të cilit është edhe ai.
Ndërkohë, krejt këto paralajmërime nuk po i bëjnë fort përshtypje partisë së kryeministrit.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk po i brengosin fare kërcënimet për zgjedhje.
Ka disa muaj që Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Fe...
Policia arreston inspektorin e punës për marrje ryshfeti në ...
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...