Fshati Rezallë e disa të tjera të komunës së Skenderajt mbrëmë janë rrezikuar nga rrjeti elektrik.
Kjo pasi për 10 minuta ka pasur shkëndija flakë.
E, këtë mund ta shihni edhe në videon më poshtë, ku vërehen shkëndija të flakës që dalin nga rrjeti elektrik e me të cilin furnizohen fshatrat Rezallë, Likofc, Tice, Plluzhine, Obri e të tjera.
Banori në fjalë F.A për Indeksonline ka thënë se kjo ka ndodh për shkak të rrjetit të vjetruar.
“Unë si banor i Fshatit Rezallë kam informuar KEDS për rrezikun që ishte. Dhe në të njejtën kohë ne ishim duke u furnizuar me rrymë ku ka mundur të ketë pasoja në pajisje elektrike. 20 vite pas lufte, ne akoma përballemi me rrjet elektrik të vjetruar e sidomos fshati Rezallë. KEDS kanë ardh pas lajmërimit, por ndërprerja e rrymës nuk është bërë derisa ka shpërthyer” , ka thënë ai, duke shtuar se gjatë natës nuk kanë pasur fare energji elektrike.
Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalen për të mësuar se cila është arsyeja e këtij incidenti. Buzhala ka treguar se kjo ka ardhur si pasojë e zbrasjes atmosferike.
Tutje, ai thekson se rrjeti në këtë pjesë është i vjetër dhe është trashëguar si i tillë.
“Dje në orët e pasditës ka pasur zbrazje atmosferike dhe janë djegur shkarkuesit e mbitensionit në TS Antena e Ipkos Rezallë. Ky transformator është privat, pra i Ipkos dhe për detaje ju lutem pyesni këtë kompani, pasi është në përgjegjësi të tyre. Si pasojê e këtyre zbrazjeve atmosferike të djeshme, është dëmtuar rrjeti dhe sot është shkaktuar edhe një prishje. Ekipet e KEDS janë në terren duke e sanuar”, ka thënë Buzhala.
Në fund, ai ka shtuar se KEDS e ka në planin investiv dhe do të procesojë në bazë të dinamikës se paraparë.
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...