Rreziku nga koronavirusi, mbyllet përkohësisht çerdhja “Foleja” në Vushtrri

22:09 | 8 Qershor 2020

Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht  çerdhja “Foleja”  në këtë komunë.

Ky vendim është marrë nga Shtabi Emergjent Komunal, pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në këtë komunën  dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.

“Pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër.
Sqarojmë se, deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe, e vetmja arsye është të ruajmë shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftim. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara