Magjistralja Mitrovicë-Leposaviq është zhbllokuar të hënën rreth mesditës, pas bllokimit të saj nga dita e djeshme si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dheut që kishte ndodhur tek vendi i quajtur ‘Kërrshi i Dudës’ afër fshatit Lisicë të Mitrovicës.
Punëtorët e Kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve ‘Jasen’ nga Zubin Potoku, e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, kanë arritur që në orët e paradites ta lirojnë për qarkullim njërën korsi, ndërsa rreth mesditës të dyja korsit në këtë magjistrale kanë qenë të qarkullueshme.
Musa Dragaj, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se magjistralja edhe pse është zhbllokuar, vazhdon rreziku i shembjes së shkëmbit në këtë pjesë, për shkak të qarjeve të mëdha në disa pjesë.
“Puna në këto momente është në përfundim e sipër, do të thotë hapja e rrugës tërësisht, mirëpo rreziku ekziston sepse edhe pjesa tjetër e shkëmbit ka qarje kështu që mundet prapë me ndodhë ajo që ka ndodhur mbrëmë…Presim që brenda 10-15 minutave të bëhet shenjëzimi dhe të vendoset një shenjë e rrezikut, sepse siç thash ka rrezik permanent që të shembet edhe pjesa tjetër e shkëmbit dhe mund të vije deri tek ndonjë tragjedi”, ka thënë Dragaj.
Edhe Halil Latifi, banor i fshatit Lisicë, ka pranuar se banorët të cilët i kanë shtëpitë afër këtij shkëmbi, ju kanoset permanent rreziku, për shkak të qarjeve të mëdha dhe nga të gjitha anët që ka pësuar ky shkëmb.
Sipas tij, banorët e këtushëm kanë tërhequr familjet e tyre nga shtëpitë, të cilët I kanë dërguar tek të afërmit e tyre në Mitrovicë e gjetiu.
“Ka qenë rruga e bllokuar krejt… Banorët e fshatit Zhazhë, Boletin, Cerajë, Bistricë që kanë pasur me kalu me fëmijë e që kanë ardhur natën, është dashur të kalojnë nga pjesa veriore, së pari në Zveqan pastaj me u kthy nëpër katunde si në Lipë etj..”, theksoi Latifi.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid