Mjekët në QKUK pa veshje sterile kryejnë koronarografi në Kardiologjinë Invazive, e një gjë e tillë rrezikon pacientët nga ndonjë infeksion i mundshëm.
Për këtë, drejtori i Kardiologjisë Invazive dhe Kardiokirurgjisë, Tefik Bekteshi, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ky intervenim derisa ka mohuar se pacienti i shtrirë rrezikohet nga ndonjë infeksion i mundshëm.
“Ne e përdorim setin angiografik ku janë dy mantelë sterilë (një për mjekun, i dyti për infermierin). Në incizimin që e keni realizuar, shihet mjeku me mbrojtëse (nga rrezet jonizuese), por pa mantel steril. Pas verifikimit të datës dhe kohës, mund të konfirmojë se mjeku i cili ka qenë në procedurë ishte i veshur steril.
Kolegu që është filmuar ka ndërhyrë (në kërkesën e mjekut operator), për të kanuluar (incizuar) arterien, pasi kishte dyshim të stenozës ostiale e cila nuk ishte plotësisht e verifikuar nga operatori primar. Sterilitetin e fushës e sigurojnë dorëzat sterile, prandaj kurrsesi nuk rrezikohet pacienti”, thuhet në përgjigjen e drejtorit të Kardiologjisë Invazive.
Por, klinikat e QKUK-së vazhdojnë të jenë vendi ku pacientët rrezikohen nga marrja e infeksioneve derisa janë duke u mjekuar.
Sadiku thotë se ka pasur raste kur edhe personeli ka qenë bartës i këtyre infeksioneve, raporton KTV.
E, si shkak i këtyre infeksioneve brenda-spitalore, Inspektorati Sanitar kishte ndërmarrë masat për mbylljen e disa hapësirave të përkohshme brenda QKUK-së.
Megjithatë, zyrtarë të QKUK-së thonë se po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të ulet shkalla e këtyre infeksioneve.
Frekuentimi i madh i familjarëve dhe të afërmve të pacientëve konsiderohet gjithashtu si njëri ndër shkaktarët që ndikon në rritjen e numrit të infeksioneve brenda-spitalore.
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...