Zgjerohet greva e kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga nesër grevës do t’i bashkohet edhe Klinika e Ortopedisë.
Klinikat e QKUK-së, të cilat nuk po ofrojnë shërbime qe 22 ditë janë Klinika e Urologjisë, Kirurgjia e Fëmijëve, Kirurgjia Torakale, Kirurgjia Maksillofaciale, Kirurgjia Plastike dhe Kirurgjia Oftalmologjike. Në të gjitha këto klinika nuk janë duke u kryer rastet elektive përveç atyre urgjente, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kirurgët e këtyre klinikave kanë thënë se deri në 200 operacione që është dashur të kryhen në ditë nuk janë duke u kryer. Nëse e llogarisim këtë shumë me numrin e ditëve prej se ka filluar greva del që rreth 4 mijë e 400 operime kanë dështuar të kryhen si pasojë e grevës.
Një qytetar, (emri i njohur për redaksinë), ka thënë se nënës së saj i është shtyrë operacioni për një kohë të pacaktuar për shkak të grevës.
“Nëna ime është dashur të operohet nga hernia, por operimi i saj është shtyrë për shkak të grevës”, ka thënë ai.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...