Rreth 30 armë zjarri të kalibrave të ndryshme, janë vjedhur të enjten pas mesnatës, në një poligon të shenjtërisë në Drenas, njofton Policia e Kosovës.
Rastin e ka raportuar një qytetar, i cili ka thënë, disa persona të maskuar kanë depërtuar me forcë në poligon.
Sipas tij, të dyshuarit kanë hyrë me forcë në objektin e poligonit, derisa vlera e armëve të kalibrave të vogël, konsiderohet e lartë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...