Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sivjet janë ndarë mbi 53 milionë euro për këtë skemë.
“Shuma totale për mbështetjen e familjeve përfituese të ndihmës sociale për vitin 2020 ka qenë 47,008,042.00 euro, ndërsa shuma totale për mbështetjen e përfituesve në ndihmë sociale për vitin 2021 është 53,637,481,25 euro, kjo rritje e buxhetit ka qenë si rezultat i realizimit të pagesave të dyfishta dhe rritjes së vlerës se ndihmës sociale ne disa muajt e këtyre dy viteve” ka thënë MPMS për Indeksonline.Vlera e ndihmave materiale që administrohen çdo muaj variojnë nga 60 deri në 180 euro.
Kjo gjë varet nga numri i anëtarëve në familje.Kështu, familjet me një anëtar përfitojnë 60 euro në muaj nga skema, teksa ato me 15 anëtarë marrin vetëm 180 euro.Në tremujorin e tretë, nga korriku deri në shtator, familjeve në skemën sociale u është rritur përfitimi për 30%, për shkak të pandemisë globale COVID-19.Sipas MPMS-së, në vitin 2022 pritet të ketë rritje të buxhetit të ndarë për këtë kategori të qytetarëve.
Rritja pritet të miratohet nga ana e Qeverisë, qysh në fillim të vitit.
“Ne buxhetin e vitit 2022 për Skemën e Ndihmës Sociale është planifikuar buxhet më shumë, por se si do të aplikohet dhe cilat do të jenë përfitimet shtesë apo rritjen e mundshme të vlerës së ndihmës sociale për familje, do të përcaktohet nga Qeveria e Kosovës në muajin janar/2022” përfundon Ministria.
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...