Është mbajtur konferenca e Forumit të Rinisë së LDK-së me temën “(Pa)siguria sociale dhe ekonomike e të rinjve në Kosovë”.
Fidan Rakaliu, kryetar i forumit të të rinjve të LDK-së ka thënë se pasiguria rreth perspektivës sociale dhe ekonomike ndikon negativisht në sektorët e ndryshëm, shkruan arbresh.info.
“Kemi hartuar një rezolute qe do te ndihmonte në rregullimin e këtyre gjërave dhe që do të ndalonte largimin e të rinjve në Kuvend. Mirëpo kjo rezolutë nuk po zbatohet ani pse në Kuvend flitet për gjëra që do ta nxisnin sigurinë sociale ekonomike”, ka thënë ai.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në këtë konferencë ka thënë se rinia përballet me shumë sfida sot.
“Kosova është shtet i ri me një ekonomi të dobët, sistem arsimor jo të mirë e as shëndetësi cilësore. Vendi udhëhiqet nga një Qeveri e papërgjegjshme që ka ngarkuar vendin me punësime partiake. Është qeveri qe ka ngarkuar vendin me pensione te shumta duke zhvatur paranë publike”, ka thënë ai.

Veliu ka theksuar se në Kosovë çdo gjë merr fryme partiaket.
“Institucionet e shtetit kanë përgjegjësi për gjendjen aktuale në vend. Gjërat do të përmirësohen nëse së bashku angazhohemi për to. Nëse ky vend ka shpresë atëherë ajo shpresë jeni ju, rinia e Kosovës”, ka thënë ai duke iu bërë thirrje të mos besojnë tek politikanët.
“Mos iu besoni politikanëve që iu bëjnë thirrje për dhurata. Ka politikanë që duan të mirën e vendit, por këtë niseni ju. Kontribuoni, merrni pjesë, fitojeni atë që iu takon”, tha ai.
Ish ministri Arban Abrashi ka thënë se sipas statistikave te fundit në Kosovë rreth 103 mijë nuk e ndjekin fare shkollimin.
“Ky grup i të rinjve as nuk kanë marr trajnime, as nuk janë punësuar. Kjo është shqetësuese dhe Qeveria nuk merret fare me këtë problem. Çështjet sikurse banimi, shëndetësia, arsimi lidhen me pasigurinë sociale por punësimi mbetet faktori kryesor edhe tek ne edhe në Bashkimin Europian”,ka thënë ai.
Abrashi ka theksuar se politika duhet fokusuar sa më shumë tek programit për të rinjtë.
“Duhet fokusuar tek veprimet ku të rinjtë e ndiejnë vetën si pronarë të atyre veprimeve. Çdo gjë lidhet me arsim, dhe tani arsimi po bëhet tërë jetësor. Nëse e kryen një shkollë tani nuk ka siguri, sepse gjërat po ndryshojnë për këtë është cilësuar si arsim ter jetësor që po shihet si parakusht qe të përballemi me sfida dhe ndryshime”, ka thënë ai duke shtuar se Qeveria nuk po bënë asgjë. /arbresh.info/

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona