Rreshteri policor Mirsad Kryeziu po vazhdon dëshminë e tij në gjykatë, për sulmin terrorist në Banjskë.
Dëshmitari ka treguar se me shumë vështirësi ka arritur që ta fus në veturë rreshterin Bunjaku dhe janë nisur në drejtim të Mitrovicës.
“Gjatë kthimit, na kanë goditur në rrotën e parë të automjetit një herë, nuk jam ndalur, pastaj edhe një herë dhe goma ka dalë nga vendi. Kam vazhduar deri te policët ku ishin ndalë më herët, kam komunikuar me Elezin dhe i kam thënë ti vazhdo unë do mundohem që të kthehem. Në atë moment kam vërejtur dritën e kaltër të Policisë, dhe kanë ardhur me mjete të blinduara. Ju kam tregu se një prej nesh është i plagosur rëndë dhe e kam në veturë, ndërsa një tjetër është i plagosur dhe ka mbetur aty”, tha ai, raporton rtk.
Kryeziu tha se me të hyrë në spitalin e Mitrovicës, mjekët e njoftuan se Afrimi tashmë ka ndërruar jetë.
Rreshteri policor tregon momentin kritik gjatë sulmit terrorist në Banjskë
Rreshteri policor Mirsad Kryeziu gjatë dëshmisë së tij ka treguar për momentin kritik kur rreshteri Afrim Bunjaku ishte duke luftuar për jetë, pas shpërthimit.
“Doja ta identifikoja cili ishte udhëheqës i ekipit që kishte ardhur në ndihmë tek ne. Në ato momente më është afruar, tha jam udhëheqës i patrullës, ishte Afrim Bunjaku. Kërkova nga ai që të ma jap një polic nga grupi i tij dhe të mundohemi t’i largojmë kamionët nga rruga. Jam hipur në kamion e kamë hap derën, posa e kam hap derën në ato momente kam dëgjuar një shpërthim dhe kanë filluar gjuajtjet në drejtim të pozicioneve tona. Kam vërejtur se nga ai detonim njëri nga prestarët tonë, Afrim Bunjaku ishte i shtrirë përtokë, i mbuluar me gjak, sepse detonimet që kishin bërë nga grupi terrorist mund ta quaj, ai ishte plagosur në fyt, plaga më e madhe e tij ishte në fyt, dhe kishte gjakderdhje të madhe. Ju afrova afër, ishte e pamundur që të bëja një ndalje të gjakderdhjes apo të bëja një ndihmë se gjuajtjet ishin të pareshtura. E kam tërhequr Afrimin pak, dhe kam filluar të shtijë në pozicionet e tyre, dhe gjatë gjuajtjes time me armë, filluan edhe kolegët që të shtinin në drejtim të tyre”, ka thënë polici Mirsad Kryeziu para trupit gjykues.
LEXO EDHE:
Venezuela shpall mobilizim masiv, shkak prania e forcave ame...
Qipro goditet nga një tërmet me magnitudë 5.3
Trump `spërkat` presidentin sirian me parfum gjatë vizitës n...
Kurti: Shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e...
Mesfushori slloven, Lovric: Tifozët do të jenë forca jonë sh...
Studimi mbresëlënës, si gjumi i thellë rregullon aktivitetin...