Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvendin Kosovës për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, brenda territorit të vendit.
Pas kërkesës së opozitës që Kurti të raportojë në Kuvend, i njëjti i është përgjigjur pozitivisht që sot në orën 17:30 të raportojë para të zgjedhurve të popullit.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme plenare.
Krahas zhvillimeve të djeshme, opozita ka kërkuar që Kurti të tregojë edhe për raportet me aleatët dhe qëndrimet për sanksione ndaj Kosovës.
Kujtojmë se sot në mëngjes kryeministri Kurti bashkë më ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë për media lidhur me këtë situatë./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Kidnapimi i tre policëve, Kurti: Rasti i djeshëm, agresion – e kemi rritur nivelin e gatishmërisë
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik