Pas aftësimit për punë të aparaturës së koronarografisë janë kryer një numër i madh ndërhyrjesh.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për gjashtë muaj janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime, njofton zyra e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
“Përkundër sfidave dhe vështirësive evidente, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të Shërbimit Spitalor të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA),” thuhet në njoftim.
Njoftimi bën të ditur që kjo punë është kryer nga 7 specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermierë.
Sipas njoftimit, nga muaji shkurt kur u rregullua aparatura, në koronarografi është duke u punuar nga 12 orë.
Sipas QKUK-së nga parallogaritja e shërbimeve rezulton se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Me anë të koronarografisë zbulohen sëmundjet e enëve koronare, kur ato nuk mund të diagnostifikohen me aparatura tjera.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...