Policia e Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të ligjit për rregullat e trafikut, janë shqiptuar1430 gjoba për kundërvajtje në Ferizaj.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 500 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 103 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 65 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 61 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 43 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 38 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 11 gjoba
– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 9 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 3 gjoba
– Të tjera, 588 gjoba
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...