Koloneli Peter Tankink, pilot i Forcave Ajrore Mbretërore Holandeze, në natën e 24 marsit 1999, fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, kishte marrë urdhër që të fluturonte me avionët e parë bombardues në qiellin e Kosovës.
Si pilot i trajnuar mirë në avionin e tij F-16, detyra e tij ishte që, së bashku me tre avionë të tjerë gjuajtës, t’iu ofronte mbrojtje ajrore dyzet avionëve të tjerë bombardues, për t’i goditur caqet e para serbe në Kosovë.
Papritmas, tre MiG-29 serbë ngrihen në ajër.
Ju ftoj ta shikoni rrëfimin e veçantë të këtij piloti hero holandez, se si kishte luftuar në qiellin e Kosovës, për lirinë e Kosovës. Kjo video është realizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Holandës.
U jemi mirënjohës për lejen e dhënë Ambasadës së Kosovës në Hagë për ta përkthyer dhe transmetuar në Kosovë.
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...