Gent Këpuska kishte shkuar si foshnje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tani është duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kampin “Bondsteel” në Kosovë.
Genti tregon se gjithë jetën ka folur shqip në shtëpi.
“Nëna ime nuk e ka duruar hiç faktin që mos të kuptoj ose përdorë shqipen, sepse ka dashur që unë dhe motra ime me mirëmbajte ndjenjën që jemi shqiptarë dhe lidhjen me gjuhën e prindërve”, thotë kapiteni i forcave amerikane, Gent Këpuska, për REL.
Genti tregon se ka lindur në shkurt 1984 dhe se në nëntor të atij viti babai i tij shkoi në SHBA ku fitoi bursën Fulbright. Nëna priti janarin e vitit tjetër për të shkuar bashkë me Gentin në Shtetet e Bashkuara.
Kapiteni i forcave amerikane thotë se nëna i mësoi shumë për historinë shqiptare, që nga koha e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane e deri te periudha jugosllave.
Po ashtu, Gent Këpuska tregon se në kuadër të forcave amerikane në KFOR janë edhe dy ushtarë me origjinë shqiptare. Këpuska tregon se ka shërbyer edhe në Afganistan dhe në Xhibuti.
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...