Granit Plava është arrestuar për vrasjen e Liridona Ademaj, një javë më parë, derisa po kthehej në shtëpi me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj.
Vrasja e cila u ekzekutua nga Granit Plava, dyshohet se është porositur nga bashkëshorti i të ndjerës Naim Murseli.
E babai i Granitit, Mursel Plava ka rrëfyer se si ndihet ai, pasi që djali i tij po akuzohet për vrasje.
Plava i cili dy ditë më parë ishte kthyer nga Kroacia, me lot në sy thotë se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur me djalin e tij.
Ai madje pohon se nëse Graniti, e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për të.
Murseli madje pohon se ende nuk është në gjendje ta takoj djalin e tij Granitin. i cili po akuzohet për vrasje.
“Se kam taku, njëherë s’dua ta takoj. Dua të qetësohem s’jam në gjendje ta takojë njëherë. Kijamet është. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, ai është i vdekur për mua. Ai është i vdekur përjetë për mua”, thotë ai.
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...