Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore disi të paqëndrueshme dhe relativisht të ngrohta, të cilat në fundjavë do të zëvendësohen nga masa më të ftohta që vijnë nga veriu i kontinentit.
Dita e hënë u karakterizua me mot kryesisht me diell dhe me rritje të ndjeshme të temperaturave, të cilat arritën deri në 30°C në disa zona.
Nga dita e martë deri të premten, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, dhe në disa zona edhe mundësi për breshër.
Nga dita e premte, pritet edhe një ulje graduale e temperaturave në vlerat maksimale.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, dhe herë pas here mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 32°C.
/MeteoKosova
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan