Koalicioni për Familjen ka vazhduar edhe sot fushatën zgjedhore në Prishtinë.
Eman Rrahmani nga ky koalicion ka postuar disa fotografi nga takimi me qytetarët në Prishtinë.
“Sot, me kolegët nga Koalicioni për Familjen, vizituam Tregun e Gjelbër, vendin ku bëhet puna më e ndershme për të krijuar e mbajtur ekonomitë familjare. Takuam fermerë dhe tregtarë që, me përkushtim dhe punë të palodhur, sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm me produkte ushqimore për familjet tona”, ka pohuar ai.
Tutje, Rrahmani shtoi se do të vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm, duke siguruar që puna e tyre të jetë më efikase dhe ndikimi në ekonominë e vendit sa më i madh./Arbresh.info/
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje