Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka paraqitur raportin e punës për vitin 2018 para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
Komandanti i FSK-së Rrahman Rama tha se, FSK ka dal institucioni më i besueshëm në Kosovë. raporton Arbresh.info
Rama tha se kemi arrit zhvillim profesional por edhe të pajisjeve. Për shtatë vite, FSK ka dal institucioni më i besueshëm në Kosovë.
“Qe 7 vite kemi dal institucioni më i besueshëm. 10 për qind i kemi nga minoritetet, Kemi arritur që ti integrojnë edhe 37 pjesëtare të komunitetit serb. Nga presionet që kanë ardhur nga shteti serb kanë dal 70 pjesëtarë serb. Angazhimin e rezervave kemi pas edhe vitin e kaluar. Kemi pasur operacione brenda dhe jashtë vendit”, tha Rama.
Gjithashtu ka thënë se Bashkëpunimi i FSK-së me KFOR-in është i jashtëzakonshëm.
“kemi një përkrahje të mirë në të gjitha fushat. Gjithçka që kemi ndërtu deri tani kemi ndërtuar në standardet e NATO-s”, tha komandanti./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2241603065899079/
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...