Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një rrahje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm te rrethi i Flamurit në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në stacionin e policisë janë shoqëruar dy persona, ndërsa po vazhdon puna për zbardhjen e motivit të rrahjes.
“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor . Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve). Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares