Tre persona kanë raportuar se kanë pasur mosmarrëveshje me dy të tjerë nga ku edhe ka ndodhur një rrahje ku kanë mbetur të lënduar dy prej tyre, shkruan arbresh.info.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi ngjarjes dhe më pas e kanë braktisur veturën në një rrugë të qytetit.
“Rr. Shpetim Robaj, Prishtinë 17.12.2021 – 09:50. Tre viktima meshkuj kosovarë, kanë raportuar se janë përfshirë në një rrahje me dy të dyshuar, si pasojë dy nga viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Të dyshuarit kanë ikur me veturë të cilën e kanë braktisur në një rrugë të qytetit, vetura është konfiskuar dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...