29-vjeçari me origjinë nga Kosova, me nënshtetësi britanike, i cili javën e kaluar u arrestua nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti në një hotel së bashku me dy persona të tjerë, është sulmuar fizikisht në burg.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria kroate e Drejtësisë për portalin Dalmantiski.
Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi rreth orës 13:15 të enjten në burgun e Splitit.
“Menjëherë pas mësimit për përleshjen, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara, dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Spitalin Klinik të Splitit po atë ditë për ekzaminim, ku mbeti i shtruar në spital në përputhje me vlerësimin mjekësor”.
Poashtu bëhet e ditur se 29-vjeçari nga Kosova pësoi një thyerje të nofullës dhe iu nënshtrua operacionit të shtunën. Ai është dërguar në burg sot.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...